Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2025, KShZ shpall rezultatet e para
20.10.2025 15:27
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e zgjedhjeve lokale nga numërimi i 99.97% të votave...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet e zgjedhjeve lokale nga numërimi i 99.97% të votave apo 3.471 nga gjithsej 3.474 vendvotime.
VMRO-DPMNE është fituesja e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 në 53 komuna. Sipas rezultateve të raundit të parë, koalicioni VLEN do të udhëheq me nëntë komuna ndërsa kundërshtari i tyre, Aleanca Kombëtare për Integrim, në pesë komuna. LSDM-ja ka shënuar fitore në tetë komuna dhe Partia Demokratike e Turqve në një komunë. Në mbi 30 komuna do të ketë edhe rreth të dytë të votimit. Përballje të dytë edhe për Qytetin e Shkupit mes Orce Gjorgievski nga VMRO-DPMNE dhe Amar Mecinoviq nga E Majta.
“Për kandidatët për kryetar komune të Qytetit të Shkupit janë këto rezultate: në fletëvotimin me numër 1 Aleksandar Trajanovski, 2.765 vota; numri 4 Skender Rexhepi nga AKI 21.005 vota; në rend liste me numër 3 Kaja Shukova, koalicioni i udhëhequr nga LSDM me 22.470 vota; Amar Mecinoviq me numër 6 të fletëvotimit e Majta me 26.719 vota. Numri 7 i fletëvotimit, Bashkim Bakiu, nga koalicioni VLEN, 23.364 mijë vota; Orce Georgievski i renditur me numrin 9 nga koalicioni “Maqedonia Jote” udhëhequr nga VMRO -DPMNE 77.858 vota. Demir Ismail me numër rendor 11 nga Lidhja e Romëve 519 vota.”, - deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.
Zgjedhjet lokale të këtij viti dështuan në tre komuna, Qendër Zhupë, Vrapçisht dhe Mavrovë Rostushë, pasi nuk u arrit census apo të paktën një e treta e votuesve të regjistruar nuk dolën në votime. Rrethi i dytë i zgjedhjeve mbahet më 2 nëntor. Zgjedhjet dështuan në tre komuna për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve në Qendër, Zhupë, Vrapçisht dhe Mavrovë, Rostushë, ku do të mbahet një rivotim.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
