Rajon
Osmani: Kosova ka ende kohë ta krijojë qeverinë e re
20.10.2025 15:45
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se Kosova ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se Kosova ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Ajo e kritikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, se po përpiqet të sjellë pengesa në këtë drejtim.
Osmani tha se është në interes të Kosovës ta ketë sa më parë një qeveri të re dhe me mandat të plotë kushtetues. “Unë nuk do të ngutesha që të jap supozime se do të dështojë krijimi i Qeverisë, ka edhe pak kohë.”, tha Osmani për gazetarë pas një ngjarjeje të organizuar sot, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, në Prishtinë.
