Maqedoni
Rezultati i zgjedhjeve lokale, Qyra dhe Sadiku si të pavarur në rrethin e dytë
20.10.2025 16:38
Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, është futur në rrethin e dytë...

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, është futur në rrethin e dytë me numër më të madh votash se kundërkandidati i tij nga AKI, Arsim Dalipi.
Edhe Azem Sadiku në Studeniçan ka arritur të futet në rrethin e dytë, ndërsa të njëjtën nuk e kanë arritur, Shkodran Alili në Kërçovë dhe Visar Ademi në Gostivar.
“Suksesi ishte i qytetarëve të Strugës, suksesi ishte edhe i ekipit tim, suksesi ishte kundrejt 8 kundërkandidatëve. Oponenti im e ka dhënë fjalën se do të japë dorëheqje dhe besoj se jo si herëve të tjera, por kësaj radhe do ta mbajë dhe do të tërhiqet dhe shpresoj se në kë rast që nesër unë do të vendosem në komunë.”, - deklaroi kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra.
“Nuk arrita që t’i bind ata qytetarë që janë të zhgënjyer nga politika dhe nga procesi zgjedhor që të marrin pjesë në votim. Në kohën e shkurtër që kishim, nuk arrita që t’i bind që ekziston një alternativë e vërtetë ndaj këtyre partive të vjetra. Ndaj atyre që i kanë lodhur qytetarët dhe i kanë zhgënjyer ndër vitesh votuesit dhe qytetarët tanë. Qëllimi im ishte të krijoja një lëvizje për ndryshim, por nuk arrita që të fitoja besimin e tyre.”, - theksoi kandidati i pavarur për Komunën e Gostivarit, Visar Ademi.
