Maqedoni
Parashikimi i motit
21.10.2025 08:58
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në pjesët skajore jugore dhe lindore do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë nga 3 deri në 10°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 18°C.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, dhe do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
