Maqedoni

KShZ: Në Gostivar do të përsëriten zgjedhjet

21.10.2025 09:15

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikoi rezultatet zyrtare paraprake....

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, përveç në komunat Vrapçisht, Mavrovë, Rostushë, Qendër, Zhupë, edhe në Gostivar mungojnë vota për census. Sipas KShZ-së, kanë votuar 27.609 persona, ndërsa duhen 27.629 vota për census.

Sipas Kodit Zgjedhor në komunat ku nuk është arritur censusi prej 1/3 e votuesve në komunën përkatëse në afat prej 60 ditësh duhet të organizohen zgjedhje të reja.  Në ndërkohë, Qeveria do të duhet të emërojë ushtrues detyre, i cili do t’i kryejë detyrat e kryetarit. Afati për ankesat ndaj rezultateve të përmbledhura është 48 orë dhe do të përfundojë të mërkurën deri në orën 22:00, tha Kondarko.
 
Ai kujtoi se ndërkohë, afati për procedurën për kundërshtime të mundshme ndaj rrjedhës së votimit ka filluar. Ky afat përfundon sot në orën 19:00. Ankesat dorëzohen drejtpërdrejt në KShZ. Dorëzimi i ankesave me postë dhe e-mail nuk lejohet, theksoi Kondarko.