Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata
21.10.2025 09:30
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave urbane është i moderuar.
Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësi për rëshqitje gurësh. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
