Bogov: Kriza politike, do të ndikojë në biznesin
Zgjatja e krizës politike të vendit do të ndikojë negativisht në gjitha fushat, mund të ketë më pak investime dhe punë për qytetarët dhe mund të ndikojë në uljen e pagëve mujore...

Kështu vlerëson numri “Një” i Bankës Popullore Dimitar Bogov në intervistën e dhënë për Radio Europën e Lirë. Sipas tij, proektimet për rritjen e Bruto Pordhimit Vendor për këtë vit janë vënë nën rezik, për shkak të zgjatjes së krizës politike në vend.
“Viti 2015 duhej të ishte një ndër vitet më të mira ekonomike për Maqedonin, kjo vjen si pasojë e rritjes ekonomike te vendit gjat dy viteteve të fundit. Sipas proekcioneve tona dhe të Fondit Monetar dhe të Komisionit Evropian, kjo rritje duhej të vazhdojë dhe gjatë këtij viti me intezitet më të madh prej 4.1 për qind të Bruto Pordhimit vendor. Megjithëse ky trend, fatëkeqësisht disa muaj të fundit është vënë në rezik për shkak të ndodhive të fundit në skenën politke, gjë që mund të ndikojë seriozisht në reaizimin e shumë pritur” – tha numri “NJË” i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.
Në pyetjen a janë të bllokuara ose të anuluara investme te huja të paralajmëruara në Maqedoni për shkak të krizës politike, Bogov thotë se rezultatet e kësaj gjëje do të dihen sakt pas muajit qershor kur BPM-n do ti ketë informacionet e para për lëvizjet ekonomike të vendit. Megjithëse shprehet i informuar se disa investior veçmë janë shprehur rezerv për të investuar në Maqedoni. Bogov gjithashtu vlerëson se situata e përkeqësuar politike në Maqedoni mund të rezultojë me rritjen e interesit bankar dhe jo stabilitet bankar.
Dimtar Bogov në intervistën e dhënë për Europën e Lirë ishte i prerë në përgjigjen se të gjithë qytetarët duhet të jenë të sigurt për kursimet e tyre në denarë, sepse valuta e Maqedonisë, denari vazhdon të jetë e sigurt në Maqedoni. (Rexhep Qamili, TVM2)
