Maqedoni

46,63 për qind pjesëmarrje në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, njofton KSHZ-ja

21.10.2025 09:49

46,63 për qind, ose 854.620 qytetarë me të drejtë vote, e kanë realizuar detyrimin e tyre qytetar në zgjedhjet e së dielës...

46,63 për qind, ose 854.620 qytetarë me të drejtë vote, e kanë realizuar detyrimin e tyre qytetar në zgjedhjet e së dielës. Në 43 komuna, në raundin e parë janë zgjedhur kryetarë komunash dhe këshilla komunalë, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasi ka pranuar të gjitha materialet nga vendvotimet.
 
Në Qytetin e Shkupit, për kryetar të qytetit dhe për vendet këshilltare, mandatet janë ndarë.
 
Është duke vazhduar afati 48-orësh për paraqitjen e ankesave, deri të mërkurën në mbrëmje, gjatë të cilit të gjithë ata që kanë vërejtje mund të reagojnë në KSHZ.
 
Në 4 komuna do të përsëritet raundi i parë për shkak të mosrealizimit të censit të daljes, ndër to janë Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Gostivar, ku pjesëmarrja ishte 33,31 për qind.