Maqedoni
Intervistimi i kandidatëve për gjyqtar në Strasburg
21.10.2025 10:18
11 kandidatë për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg u intervistuan para Komisionit për përzgjedhje....

11 kandidatë për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg u intervistuan para Komisionit për përzgjedhje. Pyetjet u zhvilluan në gjuhën angleze dhe frënge, ndërsa procesin e ndoqën edhe organizatat joqeveritare. Mundësinë për të vazhduar procedurën do ta kenë vetëm tre kandidatë.
Komisioni për përzgjedhje do t’i dërgojë rezultatet e intervistave tek paneli ekspertësh i Këshillit të Evropës. Zgjedhja e gjyqtarit në Strasburg po zhvillohet për herë të dytë, pasi qeveria e anuloi procesin e mëparshëm me tre kandidatë. Mandati i gjyqtarit maqedonas në Strasburg, Jovan Ilievski, përfundon në shkurt të vitit të ardhshëm.
