Maqedoni
Eurodeputeti austriak, Uaitz, shpreson të ketë ndryshime kushtetuese
21.10.2025 11:43
Eurodeputeti austriak, Tomas Uaitz, shprehu shpresën se pas zgjedhjeve lokale...

Eurodeputeti austriak, Tomas Uaitz, shprehu shpresën se pas zgjedhjeve lokale “do të bëhen ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë komunitetin bullgar në Kushtetutë si pakicë”.
Në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR), Uaitz, tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të hapte rrugën për fillimin e vërtetë të negociatave.
“Vendi është tani i përfshirë në procesin e pranimit, por në fakt nuk i kemi filluar negociatat. Duhet t’i fillojmë ato së shpejti për ta mbajtur vendin në rrugën e duhur.”, deklaroi Uaitz.
