Botë
Hamasi për armëpushimin në Gazë: Hidhen poshtë zërat për shkelje të marrëveshjes
21.10.2025 12:02
Hamasi ka konfirmuar angazhimin për armëpushimin në Gazë...

Hamasi ka konfirmuar angazhimin për armëpushimin në Gazë. Udhëheqësi de facto i Hamasit, Khalil al Haja, ka përsëritur edhe njëherë pretendimet e grupit se është i gatshëm të dorëzojë 15 pengjet e mbetura të vdekura, por ka nevojë për më shumë kohë.
“Ne të gjithë jemi të sigurt, të vendosur ta vazhdojmë këtë marrëveshje deri në fund të saj.”, tha al Haja. Më tej ai shtoi: “Ne jemi të gatshëm të rikuperojmë dhe dorëzojmë të gjitha trupat (e pengjeve) sipas marrëveshjes; nuk kemi dëshirë të mbajmë askënd me ne. Le të kthehen te të afërmit e tyre dhe dëshmorët tanë do të kthehen gjithashtu dhe do të varrosen me dinjitet.”.
