Maqedoni
Rasti “Onkologjia 2”, vazhdohet paraburgimi për Nino Vasevin
21.10.2025 13:43
Gjykata ia ka vazhduar paraburgimin ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev...

Gjykata ia ka vazhduar paraburgimin ish-drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, edhe për 30 ditë të tjera, tha avokati mbrojtës i Nino Vasevit, Bobi Spirkovski, duke paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit. Si mbrojtje, theksoi ai, kemi paraqitur prova të reja të rrethanave, të cilat tha se nuk ishin vlerësuar fare deri më tani dhe të cilat, siç theksoi ai, tregojnë se gjithçka që u vendos si bazë për kërkesën fillestare të Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit nuk qëndron.
“Sot morëm një zgjatje të paraburgimit për dr. Nino Vasevin. Kemi paraqitur prova të reja që deri më tani nuk janë vlerësuar fare dhe që vërtetojnë se gjithçka që përbën bazën për kërkesën fillestare të prokurorisë publike për përcaktimin e masës së paraburgimit nuk qëndron, mbi të gjitha se janë kryer krime të rënda për të cilat parashikohen dënime të mëdha, kjo nuk qëndron. Nga një vepër penale e vazhduar ose nga vepra e një vepre penale të vazhduar, disa vepra të ngjashme penale, ata krijojnë artificialisht 3 vepra penale.”, - deklaroi avokati i mbrojtjes, Bobi Spirkovski.
Në seancën e sotme dëgjimore para Gjykatës u dëgjuan dëshmitarë që janë ish-anëtarë të Bordit Drejtues të Klinikës gjatë periudhës kur drejtorë ishin tani të pandehurit, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me dëm prej mbi 2.2 miliardë denarësh për buxhetin e shtetit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
