Numër rekord i fletëvotimeve të pavlefshme
21.10.2025 14:44
Numri i fletëvotimeve të pavlefshme...

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje të ndjeshme, duke kulmuar në ciklin zgjedhor të mbajtur të dielën.
Sipas të dhënave zyrtare, në zgjedhjet për kryetarë komunash janë regjistruar 53.724 fletëvotime të pavlefshme, numri më i lartë i shënuar ndonjëherë, ndërsa për listat e këshilltarëve janë evidentuar 50.143 fletëvotime të pavlefshme.
Duke krahasuar, në vitin 2021 ishin 19.127 fletëvotime të pavlefshme për kryetarë dhe 37.959 për këshilltarë, ndërsa në vitin 2017 ky numër arrinte në 45.551 për kryetarët e komunave.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një analizë zyrtare për shkaqet e këtij trendi në rritje.
