Shëndetësi, mbi 60 mijë persona të regjistruar për vaksinim

21.10.2025 14:58

Ministria e Shëndetësisë informon se rreth 60 mijë qytetarë janë regjistruar për vaksinim...

Ministria e Shëndetësisë informon se rreth 60 mijë qytetarë janë regjistruar për vaksinim kundër gripit sezonal dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 8 mijë persona.
 
Vaksinimi po kryhet në gjithsej 35 pika vaksinimi në të gjithë vendin, pesë prej të cilave janë në Shkup. Të gjithë qytetarët e interesuar mund të regjistrohen përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose përmes mjekut të tyre të kujdesit parësor. Vaksinimi falas mbulon kategoritë e rrezikuara të popullsisë, siç janë: të moshuarit mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit e kujdesit shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale për të moshuarit dhe punonjësit e këtyre institucioneve.