Maqedoni

Mbledhja mbeturinave në Shkup, Qeveria urdhëron kontroll të jashtëzakonshëm

21.10.2025 15:42

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar një kontroll të jashtëzakonshëm në territorin e Shkupit...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar një kontroll të jashtëzakonshëm në territorin e Shkupit, për shkak të krizës me grumbullimin e mbeturinave. Sipas Qeverisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse do të hetojnë punën e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup dhe të kryetares së Qytetit të Shkupit, lidhur me mosmbledhjen e mbeturinave që, sipas Qeverisë, paraqet rrezik për shëndetin publik.
 
Sipas njoftimit të Qeverisë ngarkohen Inspektorati Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, që menjëherë të nisin kontroll të jashtëzakonshëm të koordinuar në territorin e Qytetit të Shkupit, me qëllim të përcaktimit të gjendjes me mbeturinat komunale dhe lloje të tjera të mbetjeve, si dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të nevojshme.