Të dyshuarit për keqpërdorime në TEC Manastir ngrihen pronat në Serbi dhe Maqedoni
Janë ngrirë asetet në Serbi dhe Maqedoni...

Janë ngrirë asetet në Serbi dhe Maqedoni të biznesmenit, Borçe Markovski, i dyshuar për abuzime me tenderët në TEC Manastir.
Sipas komunikatës së Prokurorisë, autoriteteve serbe u është kërkuar që të ndalojnë personin juridik nga Beogradi, udhëheqësin e tij ose një person tjetër në emër të tyre të tjetërsojë, ngarkojë ose disponojë automjetet motorike që dyshohet se janë blerë dhe përfaqësojnë përfitime indirekte pasurore nga veprat penale për të cilat është nisur një hetim.
“Prokuroria Themelore Publike e Manastirit, nëpërmjet Zyrës për rikthimin e pasurisë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u ka dërguar kërkesë urgjente autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë për të ngrirë asetet – 10 automjete të reja mallrash dhe rimorkio të blera në vitin 2025 për një person juridik me seli në Beograd, për të cilin është përcaktuar se ka lidhje pronësie me një person të dyshuar për abuzime në TEC Manastir, kundër të cilit është nisur hetim më 9 tetor.”.
Në mënyrë shtesë, autoriteteve serbe u është kërkuar që të sigurojnë dhe hapin një kasafortë me të cilin vërtetohet se i dyshuari është përcaktuar se e zotëron në një bankë serbe, me qëllim që të kontrollohet përmbajtja e saj.
“Kërkesat e paraqitura u pranuan dhe prokuroria serbe lëshoi urdhra për ngrirjen e aseteve të lartpërmendura.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Përveç kësaj, me kërkesë të prokurorisë, llogaritë e të dyshuarit dhe kompanisë së tij në vend, të cilat janë gjithashtu të përfshira në hetim, u ngrinë afërsisht 30 milionë denarë, ndërsa prokuroria kërkoi që të ndalohet asgjësimi i pasurisë shtesë të luajtshme dhe të paluajtshme në vend – tre apartamente në Shkup, një parcelë tokë e pazhvilluar dhe një garazh i blerë në vitin 2024, si dhe tre automjete mallrash dhe një automjet pasagjerësh të blerë në vitin 2025, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga vepra penale, pra pasuri që mund t’i nënshtrohet konfiskimit në të ardhmen për shkak të krimeve të kryera që janë të përfshira në hetim, përmbyllet në komunikatën e prokurorisë.
Bëhet fjalë për biznesmenin nga Manastiri, Borçe Markovski, i cili dyshohet dhe është në paraburgim për abuzime në TEC Manastir me tenderët publikë, të lidhura me hetimin e 9 tetorit të këtij viti. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
