Borussia me jubile tek kampionët, Arsenal – Atletico Madrid, derbi i mbrëmjes

21.10.2025 17:24

Gara në Ligën e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e xhiros së tretë...

Gara në Ligën e Kampionëve vazhdon me ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së ligës. Sot në program janë nëntë ndeshje, kurse vëmendja do të jetë në stadiumin “Emirates” në Londër. Arsenali dhe Atletico Madridi, llogaritet ndeshja më interesante e kësaj mbrëmje. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka paralajmëruar skuadrën e tij që të mos e nënvlerësojë Atletico Madrid të Diego Simeone. Arsenal është i pamposhtur që nga gushti, kryeson Premier League me tre pikë epërsi dhe ka fituar të dyja ndeshjet e para te kampionët.

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint Germaini nuk pritet të ketë punë të lehtë ndaj Bayer Leverkusenit në Gjermani. Leverkuseni është nënkampion i Gjermanisë.

Skuadra e Borusia Dortmund në Danimarkë ka zbarkuar pas humbjen në derbin me Bayern Munich. Për “milionerët” ishte kjo humbja e parë në Bundesligë. Tani i pret ndeshja jubilare e 200-të në Ligën e Kampionëve. Borussia në 9 ndeshjet e fundit tek kampionët ka vetëm 1 humbje. Kopenhageni në dy ndeshjet e para nuk ka fitore. Barazim me Bayernin dhe humbje nga Qarabag.

Fitore në udhëtim synojnë edhe dy skuadrat e mëdha italiane. Kampioni i Italisë, Napoli, luan në Holandë ndaj PSV-së. Pas fitoreve kundër Ajax dhe Slavia Prague, Interi po kërkon një fitore të tretë në Bruksel  ndaj Royale Union Saint-Gilloise për të ruajtur rekordin e tyre perfekt. Ndërkohë Manchester City i Pep Guardiolas është mysafir i Villarrealit në Spanjë, ndërsa Neëcastle United, do ti bëjë konak Benfica-së. (Safet Ademi, TVM2)