Nis edicioni i 80-të në NBA, Oklahoma favorit për titullin kampion
Mëngjesin e së mërkurës, do të nisë sezoni 2025-2026 në NBA...

Mëngjesin e së mërkurës, do të nisë sezoni 2025-2026 në NBA, kampionati më i bukur i basketbollit në botë. Ndeshja që do të çelë sezonin e ri është ajo mes Oklahoma - Hjustoni që do të pasohet nga sfida mes Lakers dhe Golden State.
Sipas parashikimeve në SHBA, Oklahoma e drejtuar nga Shej –Aleksander, është favorit edhe në sezonin e ri.
Këta sezonin e shkuar e fituan titullin e kampionit pas shtatë ndeshjeve të luajtura me Indianën.
Si kundërkandidat më serioz të Oklahomës, nga Konfrenca e Perëndimit llogariten Denveri si dhe L.A Lejkers me Lebron James i cili do ta luajë sezonin e 23-të. Këtu do jetë edhe slloveni Luka Donçiç.
Këtu janë edhe Golden Stejt dhe L.A Klipers, por edhe Hjustoni për të cilët do debutojë Kevin Durent. Në Konferencën e Lindjes, veçohen finalisti i vitit të kaluar Indiana, Klivlendi e Njujorku.
Gjatë sezonit 30 ekipe do të ndahen në dy konferenca, Lindje dhe Perëndim.
Pjesa e rregullt do të luhet deri më 12 prill, pastaj do luhet “play-in” dhe më pas “play –off”.
Gjatë sezonit të ardhshëm do luhen edhe ndeshjet e kupës në kuadër të NBA-së.
