Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VMRO-DPMNE kërkon mbështetje në rrethin e dytë

21.10.2025 19:43

Kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski...

Kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së vazhdon aktivitet e tij për rrethin e dytë zgjedhor. Po që se fiton besimin e qytetarëve në kryeqytet më 2 nëntor, Gjorgjievski premton se brenda 72 orëve do ta pastrojë kryeqytetin nga mbeturinat, do të bëjë çmos për të krijuar dhe mundësuar një qytet funksional, pa komunikacion të ngarkuar, si dhe me transport funksional urban.

“60 autobusë që do të vihen menjëherë në funksion nga transportuesit privatë, të cilëve nuk u është vazhduar licenca për punë gjatë kësaj periudhe, për mua për arsye të pakuptueshme. Ato 60 autobusë që në mënyrë shtesë do të kyçen në transportimin e qytetarëve, por njëkohësisht edhe 40 autobusë të tjerë do të mund të përshtaten nga parku vozitës ekzistues për t’u kyçur në transportin publik. Dhe këto janë pothuajse 100 autobusë.”, - deklaroi kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit - VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski.

Autobusët e rinj do të vihen në funksion, ndërsa në muajin mars presim mbështetje nga Qeveria me 80 autobusë të rinj dhe do të ketë sistem për furnizim me autobusë të tjerë.

Përveç kësaj, sa po ta merr postin Gorgievski zotohet se seriozisht do të përqendrohet për t’i përmbyllur të gjitha projektet infrastrukturore që me dekada po ndërtohen, siç janë Bulevardi “Boris Trajkovski”, ura “ Gjeneral Mihajlo Apostolski”, ura “Ljublanska”,  zona e Momin Potokut  dhe paralelisht me këtë, do të zbatohet edhe procesi i riorganizimit të ndërmarrjeve publike në kuadër të Qytetit të Shkupit. Nga VMRO-DPMNE ftojnë qytetarët që t’ua japin besimin kandidatëve të tyre edhe në rrethin e dytë.

“Qytetarët dëshmuan se politikat me punë, përkushtim dhe përgjegjësi janë politika që i preferojnë dhe politika që dëshirojnë të vazhdojnë. Qytetarët zgjodhën rritje dhe zhvillim, përgjegjësi, përkushtim dhe punë të ndershme. Qytetarët zgjodhën njerëz të vërtetë në vende të vërteta. I ftoj qytetarët ta kompletojmë këtë fitore të madhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunat ku ka rreth të dytë. Të dalin dhe t’i votojnë pasivisht kandidatët e VMRO-DPMNE-së.”, - theksoi Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.

Përndryshe VMRO-DPMNE hynë në balotazhë me epërsi votash në 20 komuna, mes të cilave në Aerodrom, Karposh, Kërçovë, Koçan dhe Vallandovë.

Partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe Koalicioni shpalli vetën fituese absolute në zgjedhjet e 8-ta lokale në rrethin parë zgjedhor, duke fituar 33 kandidatë të tyre për kryetar të komunave dhe 550 vende në këshillat komunale.

Për dallim nga rezultatet e tyre historike, siç po theksojnë në komunikatën e lëshuar të VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja fitoi vetëm 230 vende në këshillat komunalë, që sipas tyre, është debakël i madh zgjedhor. (Rexhep Qamili, TVM2)