Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VMRO, E Majta dhe VLEN vazhdojnë fushatën
Partitë në Pushtet VMRO – DPMNE...

Partitë në Pushtet VMRO – DPMNE, Lëvizja “E di” kërkojnë dorëheqjen e kreut të LSDM-së pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale.
Nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se kësaj partie i nevojitet reformim rrënjësor dhe urgjent. Mazhorancës i nevojitet opozitë e korrektuese e shëndoshë dhe jo opozitë e udhëhequr nga person, i cili nuk ka kredibilitet, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit theksojnë se krahasuar me rezultatet e vitit 2021, kur në rrethin e parë kishin fituar 22 kryetarë, tani në zgjedhjet e 19 tetorit kanë fituar 33 komuna, që është tregues i mirë për rritjen e VMRO-DPMNE-së.
Edhe nga Lëvizja “E di” kanë theksuar se LSDM e udhëhequr nga Venko Filipçe ka shënuar rënie të ndjeshme, për çka përgjegjësia bie mbi udhëheqësinë aktuale të partisë opozitare, kandidati i së cilës nuk arriti të futet në rrethin e dytë për kryetar të Kumanovës.
Ndërkohë koalicioni VLEN ka bërë të ditur se do ta mbështesë kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, për kryetar të Qytetit të Shkupit në rrethin e dytë.
Po ashtu VLEN-i ka kërkuar përkrahjen e qytetarëve për kandidatët e saj, ku garon në rrethine dytë.
