Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, E Majta në garë për kreun e Shkupit
21.10.2025 21:02
Kandidati i partisë E Majta, Amar Mecinoviq....

Kandidati i partisë E Majta, Amar Mecinoviq, ka arritur të marrë votat e nevojshme për të vazhduar garën për kreun e Shkupit në rrethin e dytë. Ai ka ftuar të dëshpëruarit nga politikat e deritanishme dhe të pavendosurit, që ta mbështesin në rrethin e dytë, pasi siç tha ai, kjo nuk është betejë e një njeriu, por betejë për Shkupin.
"Kjo është betejë të cilën Maqedonia po e pret 30 vite. E pritëm ditën kur VMRO dhe LSDM nuk do të jenë fati ynë. Të gjithë të dëshpëruarit dhe ata që kanë dilema i ftojmë të na bashkëngjiten, sepse kjo luftë është lufta jonë, është tregimi ynë për Shkupin tonë. Kemi dy javë të mëdha para nesh dhe jemi plotësisht të bindur se lëvizja do të rritet.”, - deklaroi kandidati i partisë E Majta për kryetar të Shkupit, Amar Mecinoviq.
E Majta thotë se po realizon qëllimin për pasokizimin e LSDM-së.
"Përveç në kryeqytet në Shkup, parti e dytë E Majta është bërë në Aerodrom, Karposh, Kisella Vodë, Gazi Babë, Butel, Çair dhe Veles. Kjo do të thotë se vizioni jonë për pasokizimin e LSDM-së u realizua, prej sot E Majta është lider i vërtetë i opozitës. Kam vetëm një porosi deri te Orce. Orce, mos ik nga debati!”, - theksoi kryetari i partisë E Majta, Dimitar Apasiev.
Në rrethin e dytë nga E Majta presin që Mecinoviqi të arrijë rritje të përkrahjes për të arritur deri te fitorja. (Gyltene Sinani, TVM2)
