Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Lëvizja “E di” në garë për komunën Qendër

21.10.2025 22:14

Kandidati për kryetar të komunës Qendër....

Kandidati për kryetar të komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, Miroslav Labudoviq, i cili do të vazhdojë garën në rrethin e dytë, thotë se qytetarët me votën e tyre dëshmuan se në cilin drejtim dëshirojnë të zhvillohet komuna. 

Sipas tij, kjo përkrahje dëshmoi disponimin opozitarë kundër pushtetit të deritanishëm lokal të LSDM-së. Labudoviq thotë se në rrethin e dytë vazhdon fushatën për një Qendër më të mirë.
 
"Qytetarët e Qendrës tanimë u deklaruan se është mjaft nga populizmi, nga mos ndëshkushmëria dhe premtimet e rrejshme. Tani është koha për punë të vërtetë, koha për rend, rrugë të pastra dhe komunë të ndershme. Për 14 ditë së bashku do të festojmë fitore të madhe, fitore për secilin qytetar që dëshiron Qendër normale, të bukur dhe të dinjitetshme. Qendra përsëri do të jetë komuna më e bukur, më e pastër dhe më e rregulluar në Shkup.”, - deklaroi kandidati për kryetar të komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, Miroslav Labudoviq.
 
Nga Lëvizja “E di” thonë se po i vjen fundi strukturave të vjetra të LSDM-së në komunën Qendër.
 
"Në komunën Qendër kemi hyrë në rrethin e dytë. E vazhdojmë luftën për ndryshime dhe përfundim të sundimit të strukturave të vjetra politike. Jemi të sigurt se kandidati për kryetar nga “E di”, Mirosllav Llabudoviq, do të fitojë në Qendër, duke sjellë rindërtim, transparencë dhe drejtësi. Këto zgjedhje po ashtu dëshmuan se një numër të madh votash kanë marrë edhe kandidatët e pavarur, që është sinjal i mirë për demokracinë.”, - theksoi Nikolla Memov nga Lëvizja “E di”.
 
Nga Lëvizja “E di” theksojnë se për herë të parë kanë fituar vende këshilltarësh në më shumë se 50 komuna, si dhe në qytetin e Shkupit, duke e parë Lëvizjen “E di” si forcë relevante politike. (Gazmend Rexhepi, TVM2)