Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën në Karposh
21.10.2025 22:35
Kandidati për kryetar të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski...

Kandidati për kryetar të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, nga “Përvoja për sukses” vazhdon fushatën për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke premtuar subvencionimin e shpimit të puseve për të siguruar ujë teknik për ujitje, subvencionimin e vendosjes së sistemeve fotovoltaike apo zgjidhjen e problemeve me komunikacionin.
"Subvencionim për lejet e vozitjes për nxënësit e shkollave të mesme. Përveç pagesës së kompensimit për trajnim do të paguajmë edhe nxjerrjen e vërtetimit shëndetësor, ndihmën e parë dhe provimin e parë. Vazhdojmë me subvencionimin e ndërrimit të çative, ndërrimin e ashensorëve, vazhdojmë me rikonstruimin e fasadave. Këtë mandat planifikojmë t’i kryejmë rreth 30, që janë projekte të rëndësishme.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Karposhit nga “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski.
Po ashtu Jakimovski si pjesë të projekteve të tij paralajmëron ndërtimin e tri çerdheve, edhe atë një në Nerez, në Vllae 2 dhe në Zllokuçan. (Florije Kamberi, TVM2)
