Maqedoni

Parashikimi i motit

22.10.2025 09:00

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale shiu herë pas here....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale shiu herë pas here. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura minimale do të jetë ndërmjet 6 dhe 13°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 19°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të lehta shiu herë pas here. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.