Maqedoni
Bastisje dhe arrestime në spitalin e Prilepit
22.10.2025 09:15
Me urdhër të Prokurorisë Publike, Policia Financiare ka hyrë në spitalin e Prilepit...

Me urdhër të Prokurorisë Publike, Policia Financiare ka hyrë në spitalin e Prilepit. Po ndërmerren veprime lidhur me pretendime ndaj disa personave për keqpërdorime. Sipas informacioneve, janë arrestuar disa persona të dyshuar për krim që lidhet me tenderët në punën e institucionit shëndetësor. Hetim po zhvillohet edhe ndaj personave drejtues për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të prokurimeve publike, në vlerë prej 800 mijë eurosh.
Në prill, prokuroria e Prilepit kishte vepruar në një fazë paraprake hetimi për dyshime për vepër penale – keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Atëherë ishte kryer bastisje në tetë lokacione, ndërsa veprime kishte ndërmarrë edhe Drejtoria e Policisë Financiare.
Detaje për aksionin, Prokuroria i ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme.
