Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, me vende-vende rrugë të lagështa

22.10.2025 09:35

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, me rrugë të lagështa në disa vende...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, me rrugë të lagështa në disa vende, informon LAMM. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave urbane është i moderuar.
 
Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes luginave, ultësirave dhe grykave të lumenjve, ku ekziston mundësi për rrëshqitje gurësh. Kjo vlen në veçanti për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.