Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Mecinoviq, i gatshëm për bashkëpunim për Shkupin
22.10.2025 13:38
Mecinoviq thotë se është alarmante për demokracinë dhe shoqërinë, pasi sipas tij u është bërë padrejtësi për çështjen e reklamimit...

Kandidati i partisë E Majta për qytetin e Shkupit, Amar Mecinoviq, thotë se është alarmante për demokracinë dhe shoqërinë, pasi sipas tij u është bërë padrejtësi për çështjen e reklamimit. Mecinoviq thotë se qytetarët nga ky detaj mund të vlerësojnë se kush është kandidat që dëshiron sundim autoritar, e kush është për demokracinë.
“Tashmë kur jemi në rrethin e dytë dhe unë personalisht po garoj si një kundërkandidat i kandidatit të qeverisë, tash më diskrepanca që po lajmërohet është se vetëm njëri kandidat do të ketë bilborde, reklamim të paguar politik në radio dhe portale, ndërsa kandidati i dytë në kryeqytet në Shkup që mori përkrahjen e shkupjanëve, që të jetë në rreth të dytë nuk do ta ketë këtë hapësirë.”, - deklaroi kandidati për Qytetin e Shkupit nga E Majta, Amar Mecinoviq.
Mecinoviq për rrethin e dytë ka kërkuar mbështetjen e votuesve të LSDM-së dhe votuesve që votuan listat e pavarura për këshilltarë komunalë.
“Ne kemi idenë se qyteti duhet të funksionojë dhe që tani jam i gatshëm që të bashkëpunoj me të gjitha grupet e këshilltarëve kur do të fillojnë mandatet dhe mendoj se këtë radhë do të jetë më ndryshe, pasi që shkupjanët e panë se si është që për 4 vite të mos punohet dhe tani shkupjanët janë zgjuar se si punon këshilli dhe në mënyrë të thjeshtë do ta ndjekin punën e këshillit dhe se bllokadat potenciale do të jenë vetëm humbje politike.”, - theksoi kandidati për Qytetin e Shkupit nga E Majta, Amar Mecinoviq.
Administrata dhe të punësuarit në qytetin e Shkupit janë shumë të zotë dhe të denjë. Atyre u duhet një menaxher i mirë për ta ndryshuar qytetin e Shkupit, thekson Mecinoviq.
GAZMEND REXHEPI
