Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Gjorgjievski dhe Grozdanov kërkojnë mbështetje në rrethin e dytë

22.10.2025 14:01

Kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së...

Kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i cili vazhdon garën në rrethin e dytë zgjedhor, sot realizoi takim koordinues me këshilltarët e rinj komunalë të VMRO-DPMNE-së në qytetin e Shkupit, duke premtuar se në mënyrë të denjë dhe të përgjegjshme do të përfaqësojnë zërin e qytetarëve në këshillin komunal duke realizuar projekte konkrete përmes së cilëve do të përmirësohet jeta e qytetarëve. Premtoi se ai së bashku me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së do të jenë një shumicë, e cila do të garantojë  zhvillim më të madh të kryeqytetit, do të jenë transparentë, ku në mënyrë të përgjegjshme do të shpenzohen  edhe paratë e buxhetit komunal.
 
“Njëjtë siç kemi funksionuar katër vitet e fundit në komunën e Kisella Vodës në mënyrë publike dhe transparente dhe me përfshirjen maksimale e të gjithë këshilltarëve komunalë, njëjtë do të funksionojmë edhe në qytetin e Shkupit. Do të kyçen të gjithë në punën e qytetit e Shkupit. Ne jemi një zinxhir ku çdo hallkë duhet të jetë pjesë e tij, ku bashkërisht do të punojmë vetëm për interesat e qytetarëve. Shpresoj se do të kemi mbështetje edhe nga këshilltarët e tjerë.”, - deklaroi kandidati për kryetar në Qytetin e Shkupit - VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski.
 
Në kuadër të fushatës zgjedhore, mbrëmë Gjorgjievski u takua edhe me banorët e Aerodromit, duke u falënderuar atyre për përkrahjen e dhënë në rrethin e parë dhe duke kërkuar mbështetje maksimale të tyre për më 2 nëntor, duke dalë fitues absolut në qytetin e Shkupit. Në ndërkohë edhe kandidati për kryetar të komunës së Koçanit nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni, Vllatko Grozdanov, kërkon mbështetjen e banorëve në rreth të dytë, duke premtuar se do të realizojë projekte infrastrukturore përmes së cilëve do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë komunikacionin e stërngarkuar rrugor në këtë qytet.   
 
“Një nga zgjidhjet e mia janë që këtu  në këtë vend të ndërtojmë urë, e cila do t’i lidhë rrugët “Llazar Andonov” dhe  rrugën “Vera Kotorka”, urë e cila do ta zgjidhë komunikacionin e ngarkuar  në rrethrrotullime. Projekti është i përpiluar, ndërsa projektin do ta realizojmë me mjetet e buxhetit komunal së bashku me ndihmën e pushtetit qendror. Për atë arsye, më 2 nëntor bëni zgjidhjen e vërtetë, votoni numrin 9.”, - theksoi kandidati për kryetar në qytetin e Koçanit - VMRO-DPMNE, Vllatko Gorzdanov.
 
Përndryshe VMRO-DPMNE hyn në balotazhë me epërsi votash në 20 komuna, mes të cilave në Aerdorom, Karposh, Kërçovë, Koçan dhe Vallandovë.  Në rrethin e parë zgjedhor, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni fitoi 33 kandidatë për kryetar të komunave dhe 550 vende në këshillat komunale.


REXHEP QAMILI