Maqedoni
Greva e paralajmëruar në M-NAV, Nikolloski: Shkaqet e grevës, të paqarta
22.10.2025 14:19
Pasi disa ditë më parë gjykata vendosi të ndalojë përkohësisht grevën e kontrollorëve të trafikut ajror...

Pasi disa ditë më parë gjykata vendosi të ndalojë përkohësisht grevën e kontrollorëve të trafikut ajror, sindikata deklaroi se do ta respektonte vendimin dhe sot përfaqësuesi i autorizuar i M-NAV-it tha në një konferencë për shtyp se u bë një përpjekje për të dorëzuar njoftimin për datën e seancës dëgjimore, të cilin sindikata më parë tha se nuk e kishte marrë.
“Vendimi i gjykatës është plotësisht ligjore dhe transparente dhe e cila është sjellë në procedurë ligjore. Po ashtu duhet potencuar se shkaqet e organizimit të kësaj proteste, janë tërësisht të paqarta për bordin drejtues të M-NAV-it, por edhe për të punësuarit të cilët punojnë në këtë organizatë. Po ashtu më duhet të theksoj se M-NAV është kompani me standarde të larta në sferën e sigurisë së të drejtave të punëtorëve, ku ndoshta asnjë kompani tjetër nuk e ka këtë nivel të sigurisë në vendin tonë.”, - deklaroi avokati i autorizuar i M-NAV-it, Goran Nikolloski.
Tasevski: 6 pika të marrëveshjes s’janë realizuar
“Ligjet parashohin që greva nga cila do sindikatë në mënyrë vertikale, pra a është ajo sindikatë e punëdhënësve apo Këshilli i Sindikatës, kanë të drejtë të thirrin grevë. Ndërsa në çështjen e paralajmërimit se duhet paraprakisht të plotësohen të gjitha pikat, unë nuk mund ta mësoj M-NAV-in, se çfarë është realizuar, e çfarë nuk është realizuar nga të gjitha 9 pikat e marrëveshjes, ndërsa unë mund t’ju them se, nga këto 9 pika, tre janë realizuar, ndërsa 6 nuk janë realizuar.”, - theksoi kryetari i Sindikatës së Pavarur, Aleksandar Tasevski.
Më 16 tetor 2025, Gjykata Themelore lëshoi një vendim për një masë të përkohshme që ndalonte grevën e paralajmëruar të Sindikatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut Ajror në M-NAV. Gjykata vendosi që greva e paralajmëruar është në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi nuk është zbatuar një procedurë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve kolektive dhe nuk rrjedh nga kërkesat specifike të punësimit. Këtë vendim të Gjykatës e përshëndetën edhe nga M-NAV, duke theksuar vendosmërinë e saj për të respektuar ligjin dhe për të siguruar vazhdimisht sigurinë dhe funksionimin e qetë të trafikut ajror.
FITIM KRYEZIU
