Botë

Mbi 350 të vdekur nga i nxehti në Indi

25.05.2015 09:43

Mbi 350 njerëz janë raportuar të vdekur nga vala e të nxehtit në Indi...

Temperaturat kanë arritur deri në 48 gradë Celsius.
 
Shumica e viktimave janë regjistruar në shtetet jugore Telangana dhe Andhra Pradesh, ku mbi 140 njerëz kanë vdekur qysh të shtunën.
 
Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të pinë shumë lëngje.
 
I nxehti ka përfshirë dy shtetet qysh në mes të prillit, por numri më i madh i viktimave është shënuar gjatë javës së kaluar.