Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Gerasimovski nga LSDM pret fitore në Qendër

22.10.2025 14:59

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në vend, sipas LSDM-së, dëshmoi se VMRO-DPMNE ka humbur 140 mijë vota..

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në vend, sipas Lidhjes Social Demokrate, dëshmoi se VMRO-DPMNE ka humbur 140 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar dhe se kot e gënjejnë popullin me “matematikë festive”,VMRO-DPMNE nuk mund ta fshehë rënien e saj. Sipas tyre, analiza e vendeve të deputetëve sipas numrit të votave është një operacion i saktë matematikor, që tregon qartë se VMRO-DPMNE do të binte në 52 deputetë, ndërsa LSDM do të kishte të paktën 21. Përpjekjet e dëshpëruara për manipulim janë rezultat i tronditjes që përjetuan dhe që është një sinjal i qartë se gënjeshtrat dhe politikat e tyre të gabuara janë zbuluar. LSDM e vazhdon betejën edhe për 17 komuna dhe i fton qytetarët të dalin masivisht në votime në rrethin e dytë dhe të votojnë për kandidatët e LSDM-së njerëz të dëshmuar dhe të ndershëm, të cilët që në rrethin e parë treguan qartë se kanë çfarë të ofrojnë. Kandidati për komunën Qendër, Goran Gerasimovski, pret mbështetje edhe më të madhe në rrethin e dytë.
 
“Qytetarët treguan dhe dëshmuan se konceptin të cilin e udhëhoqëm javët e kaluara në fushatën zgjedhore ishte e frytshme. Unë i falënderoj të gjithë ata që dhanë votën e tyre dhe besimin në rrethin e parë, ata që besojnë në konceptin tonë për Qendrën dhe se edhe në rrethin e dytë do të na japin votën e tyre, që së bashku të drejtojmë komunën edhe katër vitet e ardhshme.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për Komunën Qendër, Goran Gerasimovski.
 
Gerasimovski vlerëson se kanë përbërje interesante në Këshillin e Komunës Qendër prej ku shpreson se do ta pranojnë konceptin që kishin katër vitet e kaluara.
 
“Ndryshe nga katër vitet e kaluara kishim përbërje të larmishme të Këshillit, nuk kishim shumicë në Këshill, kryetari i Këshillit ishte nga parti tjetër politike. Edhe tani kemi përbërje interesante të Këshillit nga më shumë parti politike. Besoj që do ta pranojnë konceptin e njëjtë që e kishim viteve të kaluara dhe se edhe këto katër vitet e ardhshme do të punojmë tërësisht në interes të qytetarëve të gjitha grupet e këshilltarëve dhe politika do të jetë e larguar anash në komunën Qendër.”, - theksoi kandidati i LSDM-së për Komunën Qendër, Goran Gerasimovski.
 
Nga LSDM theksojnë se që në rrethin e parë dëshmuan se kanë kandidatë të shkëlqyer që fituan besimin e qytetarëve. LSDM i fton të gjithë qytetarët që votuan për kandidatët e tjerë që nuk hynë në rrethin e dytë të japin mbështetje për kandidatët e tyre. Ata janë njerëz që do të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve.
 
FLORIJE KAMBERI