Maqedoni

Situata me mbeturinat, MPB, inspektim të jashtëzakonshëm më qytet

22.10.2025 15:15

Kohëve të fundit në kryeqytet gjendja me mbeturinat është alarmante....

Kohëve të fundit në kryeqytet gjendja me mbeturinat është alarmante. Për këtë arsye, një ditë më parë Qeveria i ngarkoi inspektoratet kompetente, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të fillojnë inspektim të jashtëzakonshëm të koordinuar për të përcaktuar situatën me mbeturinat komunale dhe me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve përkatëse.
 
“Njësia e krimit ekonomik në sektorin e punëve të brendshme –Shkup, një ditë më parë ka hyrë në hapësirat e Qytetit të Shkupit, dhe në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” me urdhër të Prokurorisë Publike, me qëllim të mbledhjes së provave dhe marrjen e dokumenteve adekuate nën dyshimin për vepra penale të kryera në lidhje me funksionimin e ndërmarrjes publike të shërbimeve komunale “Higjiena Komunale” dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit në lidhje me mosmbledhjen e mbeturinave komunale.”, - deklaroi Goce Andreevski nga MPB.
 
Edhe Sindikata së bashku me punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” njoftuan se do të marrin masa ligjore kundër udhëheqësisë së ndërmarrjes, për shkak të vonesës së pagave të punonjësve.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI