Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale: VLEN, kritika ndaj Taravarit

22.10.2025 16:11

Koalicioni VLEN ka dalë me kritika për njërin nga liderët e AKI-së, Arben Taravari...

Sipas VLEN-it, mosrealizimi i censusit në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit është përgjigjja më e saktë ndaj akrobacioneve politike që për muaj të tërë u bënë në emër të shqiptarëve, por për interesa personale.
 
Sipas VLEN-it, kjo është përgjigje ndaj Arben Taravarit, e më pas edhe ndaj Isen Shabanit, të cilët menduan se shqiptarët do t’i ndjekin pas në lojërat e tyre politike, duke i ndërruar parimet si të ishin monedha kusuri. Sado që mund të trumbetojnë arsye, sovrani me këtë veprim i dha një shuplakë të nxehtë politikës së ndërrimit të parimeve për interesa të imta personale, theksojnë nga VLEN.  
 
VMRO, kritika ndaj LSDM-së 
 
Edhe VMRO-DPMNE ka lëshuar kritika ndaj LSDM-së, e cila sipas tyre, në zgjedhjet e 19 tetorit LSDM ka fituar vetëm 230 vende këshilltarësh apo 166 vende më pak në krahasim me zgjedhjet e viti 2021, derisa VMRO ka shënuar rritje për 82 vende këshilltarësh. 
 
VLEN, mbështetje Dimitrievskit në Kumanovë
 
Ndërkohë nga Lëvizja “E di” kanë njoftuar për një takim të kreut të kësaj partie, njërit edhe kandidat për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, me njërin nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, i cili ka shprehur mbështetjen e VLEN-it për rrethin e dytë për kandidaturën e Maksim Dimitrievskit.