Botë
Diplomacia shqiptare, Begaj: Vietnami të njohë Kosovën
22.10.2025 16:17
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i kërkoi Vietnamit rishikim të qëndrimit lidhur...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i kërkoi Vietnamit rishikim të qëndrimit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës. Kërkesën ia paraqiti ambasadores së re të Republikës Socialiste të Vietnamit në Shqipëri, Pham Thi Thu Huong, gjatë pranimit të Letrave Kredenciale.
Kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.
Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor.
