Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Lëvizja “E di” në garë për Qendrën dhe Kumanovën

22.10.2025 16:33

Kandidati i Lëvizjes “E di” në Qendër, Mirosllav Llabudoviq...

Kandidati i Lëvizjes “E di” në Qendër, Mirosllav Llabudoviq, prezanton programin e tij për siguri në shkolla, investime në infrastrukturë dhe përgjegjësi më të madhe të komunës ndaj qytetarëve. Ai thekson se prindërit nuk duhet të paguajnë për detyrimet që i takojnë pushtetit lokal.
 
“Prindërit nuk mund të paguajnë nga xhepi i tyre për diçka që është detyrim i komunës. Kjo është e papranueshme, por në Komunën Qendër është bërë praktikë. Unë zotohem që në çdo shkollë dhe në çdo çerdhe në territorin e Komunës Qendër do të sigurojmë mbrojtje fizike 24 orë. Siguria e fëmijëve është përparësia jonë më e lartë dhe do të ndërmarrim masa që çdo fëmijë të jetë i sigurt si në shkollë, në oborrin e shkollës, ashtu edhe në rrugën për në shtëpi.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës Qendër nga Lëvizja “E di”, Mirosllav Llabudoviq. 
 
Në Kumanovë, kandidati për kryetar komune, Maksim Dimitrievski, ka prezantuar një projekt të rëndësishëm rrugor, që do të mundësojë qarkullim me të lehtë për qytetarët.
 
“Pas 40 vitesh, rruga “Mosha Pijade” më në fund lidhet me bulevardin “Revolucioni i Tetorit”. Është hapur trasa, janë ndërtuar mure mbajtëse të reja dhe janë parashikuar shtigje për biçikleta dhe këmbësorë, si dhe rrugë që i plotëson të gjitha standardet. Pas përfundimit të kanalizimit atmosferik në rrugën “Mosha Pijade” dhe në këtë pjesë të rrugës 100, do të zgjidhet përfundimisht problemi shumëvjeçar i qytetit me grumbullimin e sasive të mëdha të ujërave atmosferike gjatë reshjeve të dendura”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.  
 
Dimitrievski gjithashtu ka njoftuar se në rrugën “Mosha Pijada” po punohet edhe në ndërtimin vendeve të parkimit dhe shtrimit të asfaltit të ri. 
 
GAZMEND KURTISHI