Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Jakimovski synon të rizgjidhet në Karposh
22.10.2025 16:49
Qeveria të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për mbeturinat...

Qeveria të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për mbeturinat, kërkoi kandidati i “Përvojës për sukses” në komunën e Karposhit, Stevço Jakimovski. Ai nëpërmjet një videoje nga terreni bëri me dije se ekipet e komunës tërë kohën janë të angazhuar në mbledhjen e mbeturinave, por sipas tij, kjo është e pamjaftueshme.
“Insistoj që qeveria të sjellë gjendje të jashtëzakonshme, ky është turi i katërt dhe besoj që edhe një do ta bëjmë deri në mbrëmje, por ky është kapaciteti. Këto mbeturina këtu, nuk do të mund t’i mbledhin të gjitha. Ja kamionin tonë të dytë, i cili është për mbledhje të gjetheve, po e shfrytëzojmë për mbledhjen e mbeturinave. Na shpërtheu zorra, e dërguam në servis për ta rregulluar dhe ja, tani përsëri po i mbledhim mbeturinat dhe i dërgojmë në “Drislla”.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Karposhit nga “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski.
Jakimovski tha se ekipet e komunës punojnë nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 07:00 të mbrëmjes. Megjithatë, ai përsëriti se për këtë gjendje duhet të angazhohen edhe ekipet e QMK-së, Rrugët e Maqedonisë, por edhe ushtria, pasi situata e tillë i tejkalon mundësitë dhe kapacitet e komunave.
ERSAN PAJAZITI
