Maqedoni
Rrethi i dytë i zgejdhjeve lokale, Qyra, Sadiku dhe Stojkovski në fushatë
22.10.2025 17:21
Fushatën për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale e vazhdojnë edhe kandidatët...

Fushatën për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale e vazhdojnë edhe kandidatët e pavarur për kryetar të Strugës, Studeniçanit dhe Kumanovës. Mendi Qyra thotë se qytetarëve të Strugës nuk u premton gënjeshtra. Azem Sadiku premton zyrë rajonale të bujqësisë në Studeniçan, derisa Goran Stojkovski premton kreativitet në Kumanovë.
“Qytetarëve nuk u premtoj atë që ua kanë premtuar të tjerët, nuk u premtoj gënjeshtra. U premtoj atë që kam projektuar dy muaj e gjysmë dhe ato projekte të cilat i kam përgatitur, të njëjtat do t’i plasoj, të njëjtat do t’u them se këto janë projekte serioze dhe se unë do t’i realizoj për katër vitet e ardhshme dhe qytetarët kësaj radhe akoma më shumë do të më mbështesin dhe ne do t’ia dalim për të bërë një ndryshim.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra.
“Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, ajo zyra rajonale që është në komunën e Kisella Vodës, ta hapin një zyre edhe në komunën tonë, që ata nëpërmjet asaj zyres të kenë qasje më të përafërta, më të shpejta deri te të mirat që mund shteti t’u ndihmojë, subvencione të ndryshme apo ndihma të tjera, por edhe si komunë e kemi në planprogramin tonë që në vazhdimësi t’i rregullojmë rrugët.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Studeniçanit, Azem Sadiku.
“Ne jemi komunë e madhe, por qytet i vogël. Ne duhet në gjithçka të gjejmë shans të ri. Ne duhet të jemi kreativ dhe ne duhet të sjellim dicka të re. Unë thash se unë do të jem kryetar komune, i cili do të bashkëpunojë me komunitetin e biznesit, me sektorin civil së bashku do të krijojmë zgjidhje, me çka do të përmirësojmë cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe do të zgjidhim problemet lokale ekonomike.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Goran Stojkoski.
