Tragjedi në Mesdhe, mbytet anija në brigjet e Tunizisë, 40 të vdekur!
Një tragjedi ka ndodhur në Mesdhe...

Një tragjedi ka ndodhur në Mesdhe ku një anije me 40 emigrantë nga Subsaharia, përfshirë disa të porsalindur, u mbytën pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Salakta, në juglindje të Mahdias.
Sipas ANSA-s, 30 emigrantë të tjerë u shpëtuan nga njësitë e rojes bregdetare.
Kjo tragjedi, vjen një javë pas mbytjes së anijes që mori jetën e 23 personave midis Maltës dhe Lampeduzës. Varka e vogël prej hekuri mbante afërsisht 70 persona ku të gjithë në bord ishin emigrantë, ndërsa anija që u përmbys ishte një anije e vogël.
Ato shihen si e vetmja mundësi për më të varfrit që po përpiqen të ikin nga Tunizia.
Zyra e prokurorit, shpjegoi ai, ka hapur një hetim për tragjedinë, por nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me shkakun e përmbysjes së anijes, as detaje mbi operacionet e shpëtimit të Gardës Kombëtare.
