Maqedoni

Parashikimi i motit

23.10.2025 11:22

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. 
 
Temperatura minimale do të jetë ndërmjet 6 dhe 13°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 22°C.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20°C.
 
Sipas informacioneve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në periudhën e ardhshme pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të herëpashershme shiu.