Maqedoni

Qarkullimi në rrugë zhvillohet pa pengesa, nëpër akse të thata

23.10.2025 11:28

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa vende mbi akse të lagështa....

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në disa vende mbi akse të lagështa.
 
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
 
Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçica, nga data 17.04.2025 është i hapur për qarkullim për automjete deri në 3.5 tonë.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugje dhe gryka lumenjsh, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.