Botë

Ukrainë, Trampi vendos sanksione ndaj Rusisë

23.10.2025 12:34

Presidenti amerikan, Donald Tramp, njoftoi se po vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë....

Presidenti amerikan, Donald Tramp, njoftoi se po vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë. Në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Rute, Trampi tha se shpreson që sanksionet do ta ndihmojnë Putinin të jetë i arsyeshëm në lidhje me përfundimin e luftës. Shefi i Shtëpisë së Bardhë gjithashtu mbrojti vendimin për të mos i dhënë Ukrainës raketa Tomahawk, duke thënë se do të duhej shumë kohë për të trajnuar ushtrinë ukrainase për t'i përdorur ato.

"Këto janë sanksione dhe sanksione masive ndaj naftës. Dy kompanitë më të mëdha të naftës, ndër më të mëdhatë në botë, janë ruse. Ato prodhojnë shumë naftë. Dhe shpresoj që kjo të ketë një ndikim, shpresoj që ai të vijë në vete dhe shpresoj që Zelenski të vijë në vete. E dini, duhen dy për të kërcyer tango, siç thonë, dhe ne do ta zbulojmë. Ata e urrejnë njëri-tjetrin.", - deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp.
 
“Ajo që presidenti po bën sot me këto sanksione është të ushtrojë më shumë presion, sigurisht, mbi të dyja palët, në këtë rast mbi Rusinë. Bëhet fjalë për t'u siguruar që Putini e kupton vizionin e presidentit për një armëpushim, për ta ndaluar aty ku është. Ky duhet të jetë hapi i parë tani, dhe që ai ta përqafojë atë vizion dhe të ulet në tryezën e negociatave.”, - theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
 
“Ne mbështesim çështjen e një armëpushimi, jemi gati për diplomaci, por nuk shohim ndonjë gatishmëri nga Federata Ruse. Kur Rusia të jetë vërtet gati për diplomaci, do ta shohim.”, - u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.