Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Jakimovski shpalos ofertën për Karposhin

23.10.2025 13:47

Për qytetarët e Karposhit gjithmonë kemi risi, thotë kandidati i koalicionit “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski...

Për qytetarët e Karposhit gjithmonë kemi risi, thotë kandidati i koalicionit “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski. Ai mes tjerash premton edhe ndërtimin e infrastrukturës në parkingjet publike në komunën e Karposhit. Pjesë e programit të tij është edhe ndërtimi i tetë garazheve në kate. 
 
“Në Karposh 1, në Karposh 2, garazh në kate te Restoranti “Mleçen”, garazh në kate te Ministria e Ekonomisë, këtu në Leptokari, dy nivele me parkim nëntokësor, me shesh. Më tej në Nerez te dy kullat ushtarake, para Portës Vllae, plus planifikojmë të vendosim platforma në Portën Vllae, platformë po ashtu në Karposh 1 tek akademia pedagogjike.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Karposhit nga “Përvoja për sukses”, Stevço Jakimovski.
 
Jakimovski po ashtu paralajmëron garazh në kate edhe në Kozle. Për ndërtimin e këtyre garazheve, Jakimovski thotë se nevojitet ose rritje e të hyrave ose të sigurohet një kredi prej 10 deri në 12 milionë euro. 


FITORE DEMOLLI