Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VMRO fushatë në Aerodrom dhe Karposh
23.10.2025 14:31
Kandidati për kryetar të Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni

Kandidati për kryetar të Komunës së Aerodromit, Dejan Miteski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni, i cili vazhdon garën në rrethin e dytë zgjedhor, është angazhuar për pastrimin dhe largimin e mbeturinave nga sipërfaqet publike në këtë komunë. Me ndihmën e komunave përreth dhe të disa kompanive përgjegjëse, Miteski ka arritur të largojë dhjetëra tonë mbeturina nga komuna, ku ai garon dhe përbetohet se ky angazhim i tij do të vazhdojë ta shoqërojë gjatë gjithë mandatit të tij katërvjeçar në krye të kësaj komune. Tha se me përkushtim të madh do t’i mirëmbajë të gjitha hapësirat e gjelbra publike dhe se do të punojë për mirëqenien e secilit banor në Aerodrom. U premtoi atyre se më kurrë nuk do të përsëritet gjendja me mbeturinat në këtë komunë.
“Mora ndihmë nga disa komuna, respektivisht nga komuna e Ilindenit, Sopishtës dhe Zelenikovës, të cilët përmes kompanive me përgjegjësi shoqërore ofruan automjetet e tyre për t’i zbrazur mbeturinat nga kontejnerët tonë dhe për t’i dërguar ato deri te deponia “Drislla”. Në terren veprojnë mbi 10 kamionë dhe janë angazhuar mbi 150 punëtorë me të vetmin qëllim për t’i pastruar mbeturinat që janë përditshmëria jonë. Më shumë se 7 ditë “Higjiena Komunale” nuk i ka mbledhur mbeturinat nga kontejnerët e komunës sonë.”, - deklaroi kandidati për kryetar në Komunën e Aerodromit - VMRO-DPMNE, Dejan Miteski.
Koshat e plehrave përplot me mbeturina që tashmë janë shndërruar në deponi të vogla, tani më i shqetësojnë edhe banorët e komunës së Karposhit, por edhe kandidatin për kryetar të kësaj komune nga VMRO-DPMNE, Sozir Llukroski, i cili garon për të fituar mandatin në rrethin e dytë. Në fokus edhe Llukroski e ka Karposhin e pastër, pa mbeturina dhe jo vetëm, tha se do të angazhohet për ta ndaluar betonizimin e kësaj komune, se do të krijojë më shumë mundësi për të rinjtë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Banorët e Karposhit mund të presin nga unë, se nuk do ta kenë më problemin me mbledhjen e mbeturinave, mund të presin se do të kenë një kryetar i cili nuk do ta shesë tokën në pronësinë e shtetit. Po ashtu mund të presin, se në mëngjes kur do të zgjidhen, ata nuk do të shohin më parcela të rrethuara për ndërtim, ndërsa personat me nevoja te veçanta do të kenë kujdes të veçantë, inkluzion të plotë, një qendër të re për ta dhe për t’u punësuar.”, - theksoi kandidati për kryetar në Komunën e Karposhit - VMRO-DPMNE, Sozir Llukrovski.
Miteski dhe Llukroski ndajnë të njëjtin mendim, se për neglizhencën e madhe me grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet, dikush do të mbajë përgjegjësi. Të dytë shprehën të kënaqur dhe falënnderues nga rezultatet e rrethit të parë zgjedhor, ndërsa pritjet e tyre janë që më 2 nëntor, qytetarët masivisht do t’i votojnë, pasi në këtë mënyrë garantohet zhvillimi më i madh komunal dhe jetë më të mirë për të gjithë.
REXHEP QAMILI
