Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Stojkoski, Qyra dhe Sadiku vazhdojnë garën

23.10.2025 14:47

Kandidatët e pavarur në Kumanovë, Strugë dhe Studeniçan vazhdojnë garën për kryetarë komune....

Kandidatët e pavarur në Kumanovë, Strugë dhe Studeniçan vazhdojnë garën për kryetarë komune. Goran Stojkovski thotë se kërkon besimin që ta dëgjojë zërin e kumanovarëve. Mendi Qyra premton projekte infrastrukturore, ndërsa Azem Sadiku në Studeniçan kërkon përkrahje nga votuesit e Koalicionit VLEN në këtë komunë, pasi kundërkandidat ka kandidatin e AKI-së.
 
“Kjo mirënjohje që ma dhanë kumanovarët javën e kaluar është diçka e çmuar. Kjo është mirënjohja më e madhe që dikur e kam marr në jetë. Goran Diro asnjëherë nuk ka qenë kundër askujt në Kumanovë, është kryetar që dëshiron të bashkojë, jo të shkojë kundër. Gjithmonë e kam dëgjuar zërin e Kumanovës, gjithmonë e kam respektuar. Kumanova tha se dëshiron ndryshim, unë dua të bashkëpunoj me të gjithë.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, Goran Stojkoski. 
 
“Projekti primar është rruga Moravishtë-Strugë dhe sigurisht gypat e asbestit, por edhe parkingjet nëntokësore, pa lënë anash sigurisht deponinë, për të cilën luftojmë me shpirt që ajo deponi të zhvendoset, ose sëpaku të konservohet që të mos jetë në qytetin e Strugës. Do t’ia dalim për të bërë një ndryshim të mrekullueshëm për qytetin e Strugës, për të bërë historinë, të vazhdojmë edhe për katër vitet e ardhshme.”, - theksoi kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra.
 
“Unë besoj që në rrethin e dytë dallimi do të jetë shumë, shumë më i madh në krahasim me këtë. Edhe logjikisht besoj se votuesit, të cilët kanë votuar rrethin e parë për kandidatin e VLEN-it, logjikisht është që tash i lus të më përkrahin mua, pasi edhe bashkëpunimi me institucionet e qeverisë ka qenë pa probleme.”, - u shpreh kandidati i pavarur për kryetar të Studeniçanit, Azem Sadiku.