Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, VLEN fton liderët e AKI-së të pranojnë humbjen
23.10.2025 15:15
Koalicioni VLEN fton liderët e opozitës shqiptare që të dalin ta pranojnë humbjen e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale....

Koalicioni VLEN fton liderët e opozitës shqiptare, përfshi atë të BDI-së, Ali Ahmeti, që të dalin ta pranojnë humbjen e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale.
Nga VLEN-i thonë se katër ditë me radhë, lideri i tyre “i pakontestueshëm”, Ali Ahmeti, nuk është shfaqur askund. Ndoshta ende po pret t’ia tregojnë rezultatet e “referendumit”. Ata ende nuk e kanë kuptuar mesazhin e popullit se është koha të reformoheni, jo të trilloni përralla për t’i mbajtur militantët zgjuar, theksojnë nga VLEN-i.
VMRO-DPMNE: Fitoren e solli puna e bërë, Labudoviq e Gjorgjievski për komuna pa mbeturina
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE thonë se humbësi i madh në këto zgjedhje është LSDM-ja, ndërsa fitorja e VMRO-së ka ardhur pës shkak të numrit të madh të projekteve të realizuara si: çerdhe, shkolla, shtëpi shëndeti, tregje, ndërtim i rrjeteve atmosferike dhe fekale të kanalizimit, numër të madh subvencionesh për klima inverter, përkrahje financiare për kategoritë e ndjeshme sociale, si dhe masa tjera nga pushteti lokal që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë kandidati i Lëvizjes “E di” për komunën Qendër, Labudoviq, dhe ai i VMRO-DPMNE-së për Shkupin, Orce Gjorgjievski, bashkërisht janë zotuar për angazhimin e tyre për komuna dhe qytet më të pastër.
