Maqedoni
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Mecinoviq nga E Majta vazhdon garën për Shkupin
23.10.2025 15:27
Nëse e merr mandatin e kryetarit të kryeqytetit, Mecinoviq, thotë se do t’i anulojë të gjitha vendimet e dëmshme për qytetin dhe qytetarët....

Nëse e merr mandatin e kryetarit të kryeqytetit, kandidati nga partia E Majta, Amar Mecinoviq, thotë se do t’i anulojë të gjitha vendimet e dëmshme për qytetin dhe qytetarët. Mes tjerash, ai tha se brenda 72 orësh do t’i heqë nga autobusët kazinotë dhe bastoret.
“Puna e parë është ajo që në 72 orët e para, pushteti ynë i qytetit do t’i anulojë të gjitha marrëveshjet e dëmshme, për pushtetin lokal, për ndërmarrjet. Kjo nënkupton ndarjen e marrëveshjes kontraverse për reklamim, të agjencisë së marketingut, në drejtim të hapësirës së autobusëve tanë dhe stacioneve që të jetë e dukshme për opinionin. Në 72 orët e para do ta anulojmë marrëveshjen që përfshinë kazinotë dhe këmbimoret në autobusët tanë.”, - deklaroi kandidati nga E Majta për kryetar të Shkupit, Amar Mecinoviq.
Mecinoviq u ndal edhe tek oferta e tij programore për kulturën, përfshi edhe themelimin e një shkollë të rokut në Qendrën Kulturore Maqedonase.
“Dy drejtime, në të cilat dëshirojmë ta shohim kulturën në qytetin e Shkupit në katër vitet e ardhshme. E para dëshirojmë t’i japim përkrahje më të madhe financiare QKM-së për shkak se ka shumë hapësira të saja që i shfrytëzon për qëllime të ndryshme, ngjarje të ndryshme dhe vlerësojmë se një pjesë e këtyre hapësirave mund të vendosen në funksion të shkollës së rokut në Shkup. Kjo është sipas modelit të qyteteve tjera në Evropë, ku qendra jonë kulturore do të siguronte instrumente.”, - deklaroi kandidati nga E Majta për kryetar të Shkupit, Amar Mecinoviq.
Instrumentet do të mund të shfrytëzoheshin nga të rinjtë të cilët nuk mund t’i blejnë vet instrumentet, thotë Mecinoviq, sipas të cilit duhet t’u sigurohen edhe hapësira ku ata mund të ushtrojnë, pasi ka shumë të rinj të talentuar, të cilët nuk kanë mundësi.
GAZMEND REXHEPI
