Botë

Çmontohet një mjet shpërthyes në automjet në afërsi të Kapitol Hil në Uashington

25.05.2015 11:19

Sektori antiterrorist i policisë në mënyrë të sigurtë çmontoi një kazan nën presion në një automjet në afërsi të Kapitol Hil në Uashington...

Sektori antiterrorist i policisë në mënyrë të sigurtë çmontoi një kazan nën presion në një automjet në afërsi të Kapitol Hil në Uashington, për të cilin në të vërtetë dyshohej se është bombë. Pronari i automjetit u arrestua.
 
Zëdhënësja e policisë, Kimberli Shnajder deklaroi se patrulla policore dje ka vërejtur një automjet të zbrazët të parkuar në rrugë, te qendra tregtare në perëndim nga Kapitol Hil.
 
Ajo shtoi se policia i ka çmontuar aparatet e dyshimta në automjet, duke përfshirë edhe kazanin nën presion, gjë që ka shkaktuar shpërthim./mia