Maqedoni

Qeveria shënon 23 Tetorin, Mickoski: Të mbrojmë atdheun

23.10.2025 16:16

Përmes një manifestimi kulturor, Qeveria shënoi 23 Tetorin - Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë....

Përmes një manifestimi kulturor, Qeveria shënoi 23 Tetorin - Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë. Kryeministri, Hristijan Mickoski, gjatë fjalimit të tij në këtë manifestim, tha se populli maqedonas ka pasur një luftë të mundimshme për lirinë, ndërsa bëri thirrje që gjeneratat e ardhshme të ruajnë atdheun. 
 
“Revolucioneri nuk pyet se çfarë do t’i japë atdheu, por se çfarë ai do t’i japë atdheut, ka shkruar Gjerçe Petrovi. Dhe ky është thelbi i VMRO-së. Jo si organizatë, por si ide. Ide, e cila nuk vdes, por që trashëgohet në ato që besojnë në atdheun tonë të bukur. Prandaj, sot nuk e festojmë vetëm të kaluarën, por e festojmë edhe shpirtin e qëndrueshmërisë.  23 Tetori është thirrje ndaj ndërgjegjës, të jemi të dinjitetshëm ndaj atyre që na e dhuruan lirinë, ta mbrojmë atdheun me këmbëngulësinë e njejtë, me të cilën ata e kanë themeluar.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Përndryshe, në manifestimin tradicional u përkujtuan figurat historike, të cilët themeluan Organizatën e Brendshme Revolucionare të Maqedonisë. 
 
BELINDA KOKA ADEMI