Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, Lëvizja “E di” vazhdon fushatën zgjedhore

23.10.2025 16:28

Secili nxënës në komunën Qendër do të ketë mundësi për të marrë subvencione për tabletë dhe laptop....

Secili nxënës në komunën Qendër do të ketë mundësi për të marrë subvencione për tabletë dhe laptop. Kjo është një nga masat për edukim digjital, të cilin e premton kandidati për kryetar të Qendrës, nga Lëvizja “E di”. Sipas Mirosllav Llabudoviqit, kjo nuk është vetëm mbështetje financiare, por edhe investim në dituri. 
 
“Secili fëmijë do të fitojë nga 3 mijë denarë për tablet apo 6 mijë denarë për laptop. Kjo është një mbështetje konkrete për prindërit, por edhe një hap drejt arsimit modern dhe të barabartë për të gjithë. Duam që fëmijët në Qendër të kenë kushte të njëjta, qasje të njëjtë deri te dija, por edhe mundësi të barabarta për të mësuar, për të hulumtuar dhe për t’u zhvilluar. Arsimi është ivestimi më i vlefshëm që mund ta bëjmë, sepse duke investuar në arsim, investojmë në të ardhmen.”, - deklaroi kandidati i Lëvizjes “E di” për kryetar të Qendrës, Mirosllav Llabudoviq. 
 
Projekte për të rinjt, rikonstruimi i “Shtëpisë së Pionerëve” dhe sheshe moderne, premton kandidati i kësaj lëvizje për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski. 
 
“Pikat më të vjetra të qytetit duhet të jenë sheshe moderne urbane si dhe shëtitore moderne, të ndërtuara me material cilësor, të cilat jo vetëm që do ta rikujtojnë në ambientin e vjetër të Kumanovës, por secili që do të lëvizë nëpër ato hapësira, kur të shkel nëpër ato zona,  të ndjehet krenar dhe me dinjitet dhe të kujtojë rrënjët e veta se prej nga rrjedh.”, - theksoi kandidati i Lëvizjes “E di” për kryetar të Kumanovës, Maksim Dimitrievski. 
 
Dimitrievski gjithashtu rikujtoi se është rikontsruuar salla sportive në Kumanovë. 
 
ERSAN PAJAZITI