Maqedoni

Trafiku në rrugën Shkup-Kumanovë është ndërprerë për shkak të përmbysjes së një automjeti të rëndë

24.10.2025 10:40

Një kamion është përmbysur në rrugën Shkup-Kumanovë, te kryqëzimi Hipodrom...

Një kamion është përmbysur në rrugën Shkup-Kumanovë, te kryqëzimi Hipodrom, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ata shtojnë se kjo rrugë është mbyllur që nga ora 9 e mëngjesit të sotëm.

Sipas LAMM, arsyeja për ndërprerjen e trafikut në rrugën Shkup-Kumanovë te kryqëzimi Hipodrom është përmbysja e një kamioni, duke penguar rrjedhën normale të trafikut.